Champions League

Milsami i Moldavisë, rivali i Skënderbeut në turin e tretë

Duke e quajtur të kualifikuar Skënderbeun në turin e tretë eliminator të Champions League, mësohet edhe rivali i radhës për korçarët. Moldavët e Milsami Orhei do të ndeshen me kampionët e Shqipërisë, pasi eliminuan kampionët e Bullgarisë, Ludogorets. Pas fitores 1-0 në transfertë, kampionët e Moldavisë mundën edhe në shtëpi skuadrën bullgare, me rezultatin 2-1. Edhe pse me 10 lojtarë nga minuta e 73-të, Milsami jo vetëm që është mbrojtur fort, por në fund ka shënuar edhe golin e fitores. Fillimisht kanë shënuar miqtë bullgarë në minutën e 25-të, por vetëm një minutë më pas vendësit barazojnë.

Skenderbeu ne Paris

Ekipi i Skënderbeut në Belfast të Irlandës së Veriut

Mbetet për t’u mësuar tani se si do të përfundojë Skënderbeu ndeshjen e tij në mbrëmbje me Crusaders të Irlandës së Veriut, kur takimin e parë e ka fituar 4-1 në Korçë. Ndeshja e kthimit luhet sonte në orën 20:45, në Belfast. Nëse Skënderbeu kalon me sukses, atëherë do të ndeshet me Milsami, por ndeshja e parë dhe data (28 ose 29 korrik) mbetet për t’u përcaktuar. E rëndësishme është që është një rival modest dhe për herë të parë një ekip shqiptar ka shanset për të shkuar në fazën “play-off” të Champions League dhe të sigurojë ose pjesëmarrjen në grupe në këtë kompeticion, ose edhe në rast eliminimi, të hyjë në grupet e Europa League. Do të ishte arritja më e madhe për futbollin shqiptar për klube.

Milsami

Milsam Orhei duke ngritur për të parë trofeun e titullin kampion në Moldavi

FC Milsami Orhei është një klub moldav futbolli, me bazë në qytetin Orhei. Kjo skuadër luan në “Divizia Națională”, ligën më të lartë të futbollit të këtij shteti europian. Nofka e moldavëve, kundërshtarëve të mundshëm të Skënderbeut në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve, është “Eagles”. Si klub është themeluar në vitin 2005, ndërsa rezidencën e ka në “Complexul Sportiv Raional”. Stadiumi ku luan ka një kapacitet prej 2539 vendesh.

 

 

President i klubit është Ilan Shor, ndërsa trajner Iurie Osipenco. Sezonin e kaluar është shpallur kampion i Moldavisë. Sikurse shihet, “jeta” e këtij klubi nuk është e gjatë, vetëm 10 vjeçare, por gjatë ekzistencës së vet ka spikatur në kampionatin kombëtar përkatës. Kështu, në sezonin 2014-2015, pra të shkuarin, ka fituar për herë të partë titullin e kampionit të Moldavisë, ndërsa në vitin 2012 ka fituar Superkupën e këtij shteti. Kupën e Moldavisë e ka fituar në sezonin 2011-2012, ndërkohë që në “palmaresin” e vet ka edhe një titull kampioni të “Moldovan “A” Division”, sezoni 2008-2009.

https://www.youtube.com/watch?v=ocVGKFjZhuo

Në Europë është përfaqësuar për herë të parë në vitin 2012, duke marrë pjesë në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. U përball me Dinamo Tbilisi dhe u mund me rezultatin total 5-1. Një vit më vonë ishte sërish pjesëmarrëse në këtë kompeticion europian për klube, në turin e dytë kualifikues. Luajti përballë FC Aktobe dhe u mund me rezultatin total 5-4.

 

I suksesshëm ishte përfaqësimi në Ligën e Europës në sezonin 2013-2014, kur shkoi deri në turin e tretë kualifikues. Në turin e parë eliminoi F91 Dudelange të Luksemburgut, me rezultatin total 1-0, në turin e dytë “hoqi qafe” Shakhtyor Salihorsk, duke iu falur penalltive, pasi rezultati total ishte 2-2. Ngeci në turin e tretë kualifikues kundër francezëve të Saint-Étienne, me të cilët pësoi disfatë të thellë, 6-0 në total.

 

Milsami në Europë

Season Competition Round Club Home Away Aggregate
2011–12 UEFA Europa League 1Q FC Dinamo Tbilisi 1–3 0–2 1–5
2012–13 UEFA Europa League 2Q FC Aktobe 4–2 0–3 4–5
2013–14 UEFA Europa League 1Q F91 Dudelange 1–0 0–0 1–0
2Q Shakhtyor Salihorsk 1–1 1–1 2–2 (4–2 pen.)
3Q Saint-Étienne 0–3 0–3 0–6
2015–16 UEFA Champions League 2Q PFC Ludogorets 2-1 1–0 3-1

[total-poll id=55487]

Më shumë nga Champions League