NBA

Milwaukee “leksion” kampionëve të Golden State, “OK” Oklahoma e Boston

Katër takime të luajtura sot në NBA, por surprizat nuk kanë munguar. Milwaukee, skuadra që këtë sezon ka befasuar me paraqitjet e saj, ka triumfuar 134-111 ndaj Golden State, në fushën e kësaj të fundit. Një nga ndeshjet më të dobta të kampionëve të Warriors të viteve të fundit edhe pse në fushë ishin të gjithë lojtarët “big”. Thompson me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa Durant e mbylli me 17 pikë e Curry me 10, por që s’mjaftuan. Për Milwaukee u dalluan Bledsoe me 26 pikë, Antetokounmpo me 24 e Brogdon me 20 pikë, ndërkohë që 45 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Oklahoma duket se e ka kaluar ngërçin e fillimit të sezonit, duke mundur 98-80 Houston, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Perëndim. Ky është suksesi i shtatë radhazi për Thunder, që fitoi edhe pa Westbrook, ndërkohë që u dallua George me 20 pikë e 11 rebaund. Fiton edhe Boston, që mundi 116-109 Phoenix, një fitore me përmbysje e miqve në kohën shtesë. Phoenix udhëhoqi deri në 22 pikë (Booker 38 pikë), por nuk arriti të triumfojë, ndërkohë që Celtics përmbysën shifrat në fund falë 39 pikëve të Irving. Portland, falë 25 pikëve të Lillard, mundi 116-105 Clippers.

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Houston, 98-80

Phoenix – Boston, 109-116

Portland – Clippers, 116-105

Golden State – Milwaukee, 111-134

Më shumë nga NBA