NBA

Milwaukee ngec ndaj Portland, fitojnë Dallas e Brooklyn

Katër ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat humbja e Milwaukee, skuadrës surprizë deri më tani, që u mund 118-103 nga Portland. McCollum me 40 pikë ishte shënuesi më i mirë për Portland, vendimtar në fushë për skuadrën e tij. Për Milwaukee u dalluan Middleton (22), Antetokounmpo (23) e Lopez (22), por nuk mjaftoi për të evituar humbjen e dytë sezonale.

Fiton edhe Dallas, që mundi 119-100 ndaj Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan Doncic me 23 pikë e Matthews me 22, ndërsa 24 pikët e 10 asist të Wall për Wizards mbetën për statistikë. Ekipi i Brooklyn, falë 26 pikëve të LaVert, mundi 104-82 Phoenix, ndeshje e dominuar nga miqtë, ndërsa Charlotte mundi 113-102 Atlanta, sfidë ku diferencën në fushë e bëri Walker me 29 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Atlanta, 113-102

Dallas – Washington, 119-100

Phoenix – Brooklyn, 82-104

Portland – Milwaukee, 118-103

Më shumë nga NBA