Kampionatet në Europë

Mino Raiola ia ofron këtij klubi portierin Gigi Donnarumma

Agjenti Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij, Gianluigi Donnarumma, skuadrës së PSG-së, raporton “France Football”. Por, drejtori sportiv i parizienëve, Antero Henrique, nuk e bën atë prioritet.

Fituesit e titullit në Ligue 1 mendohet të synojnë një përmirësim te reparti i portës, me yllin 19-vjeçar të Milanit, që mund të jetë kandidati i përsosur për të mbushur boshllëkun.

PSG, gjithashtu, ka shprehur edhe synime të tjera mbi rolin e portierit, përfshirë Jan Oblak e Atletico Madrid, Alisson të Romës dhe Thibaut Courtois të Chelsea. Arritja e një “portieri të madh” në “Parce des Princes” është nën studim, çka mund ta shtyjë edhe Alphonse Areola të largohet.

Prapa skenës, manovrat kanë filluar me të vërtetë, dhe në këtë lojë të madhe të momentit, agjenti Mino Raiola nuk ka qëndruar duarkryq. Ai ka ofruar Gianluigi Donnarumma. Verën e kaluar, diskutimet ishin mbajtur mbi transferimin e portierit italian. Ato u riaktivizuan shumë kohët e fundit nga vetë agjenti, i cili takoi Nasser Al-Khelaïfi dhe Antero Henrique.

I pari e vlerëson veçanërisht këtë pistë. I dyti, më pak. Sipas kontratës aktuale, që shkon deri në qershor 2021, vlera e portierit italian do të ishte e madhe në treg. Sipas mediave italiane, ai ka një klauzolë të dyfishtë (70 milionë euro në rastin e kualifikimit të Milanit për Ligën e ardhshme të Kampionëve, 40 milionë pa këtë arritje).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë