UFC

Miocic pranon humbjen e titullit: Ishte një mbrëmje e keqe

Stipe Miocic, pasi fitoi dhe e mbrojti tri herë titullin kampion bote në peshën e rëndë, një rekord ky për këtë kategori, u detyrua ta dorëzojë atë në eventin e UFC-226, pasi u mund me KO në raundin e parë nga Daniel Cormier. Pas humbjes, Miocic u shpreh nuk ishte 100% i përqendruar te sfida gjatë ditëve të fundit edhe për shkak se ai e bashkëshortja e tij presin të bëhen prindër. Gjithsesi, zjarrëfikësi pranon humbjen dhe përgëzon rivalin për fitoren.

Humba, është e thjeshtë. Nuk ka shfajësime. Jo çdo natë do të jetë e mirë për mua. Në këtë duel Daniel ishte më i mirë dhe e meritoi fitoren. Më vjen keq që përfundoi kështu, që e dorëzova titullin”, tha Miocic, që nuk foli për të ardhmen, se kur do të rikthehet në kafaz. “Tani për tani do të shkoj në shtëpi dhe do të fokusohem te familja, pasi në jetë ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme”, tha Miocic, ndërkohë që Cormier pritet ta mbrojë titullin ndaj Brock Lesnar.

Më shumë nga UFC