• Miqësorja me Italinë, ja lista e kombëtares kuqezi

    Publikuar: 6 Jan 11:35

    Në 11 janar do të luhet një tjetër ndeshje kombëtaresh, mes Shqipërisë dhe Italisë, por këtë radhë për femra. Një ballafaqim miqësor ndërmjet kombëtares A të femrave të Shqipërisë dhe përfaqësueses së 19-vjeçareve të Italisë. Sfida do të luhet në orën 14:00, në “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje është më shumë një test nga ana e skuadrës italiane, që nga 5 deri më 10 prill do të marrë pjesë në fazën elitë të Kampionatit Europian. Federata Italiane e Futbollit njoftoi se skuadra e kaltër e femrave do të nisë grumbullimin në Romë, më 8 janar, për të udhëtuar drejt Shqipërisë në datën 10 janar. Ndërkohë, trajneri Armir Grima ka publikuar edhe listën e futbollisteve të grumbulluara për këtë miqësore.


    Lexo postimet e tjera