Futboll

Miqësorja në Antalia, Skënderbeu mundet dhe nga Beshiktash

Skënderbeu është mundur dhe në takimin e dytë miqësor që ka zhvilluar në Antlia gjatë fazës përgatitore. Ekipi korçar është mundur nga gjigandtët e Turqisë në futboll, skuadra e Beshiktash. Turqit kaluan të parët në avantazh në minutën  e 15-të të takimit me anë të Pektemek. Më pas Skënderbeu do të reagojë dhe do të barazojë me anë të Soue dy minuta më vonë duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm 1-1.

Në pjesën e dytë Turqit shënojnë dy gola të shpejt në pak minuta. Është sërisht Pektemek që kalon vendasit në avantazh në minutën e 55-të ndërsa më vonë do të trefishonte Negredo për Beshiktashin. Loja do të shkonte me rezultatin 3-1 për vendasit deri në minutën e 90-të të takimit, kur Sabien Lilaj ngushton difernecën në 3-2, por skuadra korçare nuk arriti dot të merrte të paktën një barazim.

Më shumë nga Futboll