Futboll

Mirabelli: “Gattuso jo provizor, Cutrone pasuri e rëndësishme!”

Drejtori sportiv i Milan, Massimiliano Mirabelli, në një deklaratë të dhënë për ‘Sky Sport’, ka rikonfirmuar edhe një herë besimin dhe vlerësimin e drejtuesve të lartë kuqezi, për trajnerin Genaro Gattuso. “Jemi të qetë, Rino pak më pak se ne, si gjithmonë është shumë i tensionuar. Nuk e kemi konsideruar kurrë si trajner provizor, apo emergjence. Unë isha i bindur se Gattuso mund të jepte diçka të rëndësishme, ndonëse i krijuam ndonjë problem. Duam ta shohim të stërvisë që në ditën e parë të grumbullimit”, deklaroi Mirabelli.

Drejtori sportive i Milan ka folur edhe në lidhje me talentin e skuadrës kuqezi, Cutrone: “Është një pasuri e rëndësishme për ne, që nga dita e parë që e kemi parë. Mes palëve që janë miq, nuk ekziston më tratativa. U tregua i aftë klubi dhe menaxherët e tij, fati i këtyre futbollistëve shpesh herë është familja. Familjet mund të bëjnë të mirën dhe të keqen. Duhet të falenderojmë Zotin që Patrick ka një familje të shkëlqyer, që punon bashkë me ne, për të mundësuar që ai të shndërrohet shumë shpejt në një kampion”, u shpreh drejtuesi kuqezi.

Më shumë nga Futboll