Europa League

Mirabelli: “Gattuso? Qëndron bashkë me mua!”

Përpara fillimit të ndeshjes aq të shumëpritur mes Milan dhe Arsenal, e vlefshme për takimin e parë të të tetave të finales së Europa League, në mikrofonin e “Sky”, drejtuesi i lartë kuqezi, Massimiliano Mirabelli, ka folur në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Milan, Gennaro Gattuso, por jo vetëm, duke kujtuar gjithashtu edhe Davide Astori, të ndarë nga jeta pak ditë më parë, ceremonia e përcjelljes drejt banesës së fundit të të cilit u bë këtë të enjte me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të sportit botëror.

Rezultate imazhesh për milan arsenal mkhitaryan

“Kemi përjetuar orë të tmerrshme, sepse u nda nga jeta një djalosh i rritur te Milan dhe që ishte vetëm 31 vjeç. Sot kemi luajtur duke e imagjinuar në krahun tonë, e kemi bërë për atë!  Tani shohim përpara drejt të ardhmes. Sa i përket trajner, bashkë me mua do të qëndrojë edhe Gattuso, më pas do të shohim për hipoteza të tjera, teksa kemi njoftuar Napolin se do të kontaktojmë me menaxherin e Reina, për të parë nëse mund të vijë te ne. Në autobus, Rino më tha se nuk do të ndryshonte asnjë prej futbollistëve të tij me ata të Arsenal, ndonëse ata janë një skuadër plot emra dhe talente”, deklaroi Mirabelli.

Më shumë nga Europa League