Merkato

Mirabelli me mision në Gjermani, ja të gjithë emrat

Milan vazhdon punën në kërkim të talenteve për të ardhmen. Drejtori teknik i Milan, Massimiliano Mirabllei, do të fluturojë në Gjermani këtë fundjavë për të ndjekur disa ndeshje. Të premten ai do të jetë i pranishëm në stadium për Bayer Leverkusen-Bayern Munich dhe të dielën do të ndjekë ndeshjen që do të luhet mes Koln dhe Borussia Monchengladbach. Qëllimi është që të shikojë drejtpërdrejtë disa nga lojtarët që janë sinjalizuar nga vëzhguesit e klubit kuqezi.

Në rashat e Koln po shkëlqen ylli i Salih Ozcan, mesfushor qendre i datëlindjes 1998. I lindur në Koln nga prindër turq, ai është një lojtar shumë i disiplinuar, krijues dhe i zgjuar taktikisht. Në sezonin e kaluar ka fituar çmimin Friz Walter si lojtari i ri më i mirë i Bundesliga-s. Në Gjermani kanë filluar ta krahasojnë me Mesut Ozil, për aftësinë që ka për të nxjerrë shokët e ekipit para portës.

Një vëmendje e veçantë do të tregohet për mesfushorin e Koln, i datëlindjes 1996, Denis Zakaria. I lindur në Genf të Zvicrës është një lojtar shumë i fuqishëm fizikisht. Pa harruar emrat e njohur Thorgan Hazard (6 gola dhe 6 assist), vëllai i Eden dhe pikë referimi i Borussia Monchengladbach, dhe Julian Brandt i Bayer Leverkusen, i ndjekur për një kohë të gjatë nga Inter dhe nga Juventus në muajt e kaluar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato