Kampionati Shqiptar

Miraka ndëshkon Luftëtarin, Kamza fiton me dhjetë lojtarë

Luftëtari-Kamza 1-2
Golat: Bregu 62’/ Racic 16’, 90+4’ (pen)
Luftëtari: Miraka, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo, Aleksi, Ramadani, Rroca (Xhino 77′), Bregu, Lamçja ((Përgjini 59′), Nunjez (Abazaj 52′). Trajner: Daniel Fernandez
Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Kuqi, Neziri, Fukui, Arrabal, Zefi (Frashëri 67′), Imeri (Rezi 59′), Mumajesi (Ymeraj 46′), Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, A.Mahmuti
Kartonë të verdhë: Nunjes 18′, Rroca 53′, Aleksi 64’/ Arrabal 11′, Neziri 31′
Kartonë të kuq: Racic 90’ (pen) / Fushtar 32′

 

Në qytetin e gurtë ishte mysafire Kamza debutuese. Luftëtari vendës ka synuar që në fillim që të diktojë “muzikën” e lojës, por miqtë e trajnerit Ramadan Ndreu janë shumë të karikuar. Premio e presidentit Qarri duket se e ka bërë të vetën, me lojtarët miq që nuk rreshtin së vrapuari dhe dyluftuari. Mirëpo, tejkalimi i caqeve të “fair-play” i kushton Kamzës. Pikërisht në minutën e 32-të, Fushtar merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin, duke i lënë të tijtë me 10 lojtarë në fushë. Kujtojmë se skuadra e Ndreut kishte kaluar në avantazh që në minutën e 16-të, me serbin Stevan Racic. Reagimi i bluzinjve është evident, sidomos me epërsinë numerike në fushë, porn ë pjesën e parë nuk arrin të gjejë golin. Dejvi Bregu bëhet protagonist i rasteve të humbura, ashtu si në minutën e 46-të. Sulmuesi vlonjat vihet ballë përballë me partiotin e tij, Halilaj, godet në formë parabole, por mbi traun e portës mike. Rast i artë i shpërdoruar. Bregu e korrigjon shënjestrën në pjesën e dytë, teksa e shtyn topin në rrjetë, mbi vijën fatale.

Pikërisht në minutën e 62-të, Kristal Abazaj bën c’të dojë me prapavijën e Kamzës, duke e drejtuar në fund të inkursionit personal drejt rrjetës. Partneri i tij i sulmit vetëm sa e shtyn, duke marrë autorësinë e golit. Bluzinjtë krijojnë më tepër raste, por portieri Halilaj është në një ditë të mirë, duke zmbrapsur tentativat e parreshtura të vendësve. Pjesa e mbetur e ndeshjes ka rivalitet, dyluftime dhe vendosmëri për të mos u ndëshkuar, ndaj goli tjetër nuk del në dritë në mënyrë tjetër, veç penalltisë. Miraka bën një veprim antisportiv në fund të sfidës dhe ndëshkohet me karton të kuq, si dhe 11-metërsh. Racic është goditur me grusht, duke iu dhënë mundësinë të tijve për golin e fitores. Luftëtari i ka bërë të tria zëvendësimet, ndaj duhet që Ramadani të bëjë portierin në këtë rast, por pa evituar dot golin, që për miqtë ka autor Racic.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar