Volejboll

Mirdita merr arratinë, synon një vend në Grupin A1

Skuadra e Mirditës korri sot fitoren e 6-të sezonale në kampionatin e Grupit A2 në volejboll për femra, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në A1 sezonin tjetër. Volejbollistet mirditore fituan 3-1 ndaj Flamurtarit në takimin e javës së gjashtë të kampionatit, duke qenë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë kategori. Dy setet e para të takimit ishin me rivalitet dhe emocione, e para e fituar nga vendaset dhe e dyta nga mikeshat vlonjate. Por, më tej, në fushë dominon skuadra nga Rrësheni, që fiton me lehtësi setet dhe krejt takimin 3-1.

Nga ndeshja Elbasani – Vlora Volley, 3-0

Humbje e papritur e skuadrës së Vlora Volley, që u mund 3-0 në Elbasan nga skuadra vendase, humbje që ka zbritur skuadrën vlonjate nga vendi i dytë. Takimi, me përjashtim të setit të dytë që u dominua nga volejbollistet vendase, ka qenë i ekuilibruar, por në pikët e fundit skuadra elbasanase bënte diferencën dhe korri një fitore të merituar. Nga kjo humbje e Vlorës përfitoi Apolonia, që falë suksesit 3-0 ndaj Divjakës, ngjitet në vendin e dytë dhe shpreson ende për një vend në A1-sh sezonin tjetër. Sfida u dominua nga volejbollistet fierake, që ishin gjithnjë superiore në fushë.

Nga ndeshja Apolonia – Divjaka, 3-0

Volejboll – Femra Grupi A2, java e 6-të (17 shkurt)

Mirdita – Flamurtari, 3-1 (25-21, 22-25, 25-15, 25-15)

Apolonia – Divjaka, 3-0 (25-13, 25-19, 25-6)

Elbasani – Vlora Volley, 3-0 (25-23, 25-13, 25-21)

Renditja: Mirdita 17 pikë (6/0), Apolonia 13 pikë (4/2), Vlora Volley 11pikë (4/2), Elbasani 7 pikë (2/4), Flamurtari 6 pikë (2/4), Divjaka 0 pikë (0/6).

Më shumë nga Volejboll