• Mirel Josa: Barazimi ndaj Skënderbeut është gjë e mirë për skuadrën

    Publikuar: 10 Mar 9:26

    I kënaqur, jo vetëm për barazimin, por mbi të gjitha me grintën e shfaqur nga ekipi i tij, trajneri i skuadrës së Tiranës, Mirel Josa, ka analizuar dhe komentuar pikën e siguruar ndaj ish-ekipit të tij, Skënderbeut që aktualisht qëndron në krye të klasifikimit. Përtej strategjisë për të presuar mbi kundërshtarin me qëllim që të mos i jepte hapësira të tregonte cilësitë dhe vlerat, Josa duke vlerësuar grintën e shfaqur, i bën apel futbollistëve të tij të shfaqin të njëjtën formë dhe imipenjim në të gjitha ndeshjet e ardhshme, si çelësi i suksesit për të siguruar fitoret, pavarësisht kundërshtarit që do të kenë përballë.

    Tirana-Skënderbeu 2-2. Shënues: Ede 4′, Hoxhallari 42′ / Salihi 17′(11-m), 58′.

    “Strategjia e Tiranës ishte që të mos i lëshonim hapësira Skënderbeut. Skuadra bëri presion gjatë pjesës së parë, njëlloj sikurse vepruam edhe ndaj Partizanit. Provuam të mos u jepnim mundësinë që kundërshtari të tregonte cilësitë. Gjykoj se duhej të kishim bërë më mirë në krahun e majtë, aty ku luan Mici. Nga jashtë duket sikur jemi të kënaqur me një barazim. Në të vërtetë barazimi është gjë e mirë për skuadrën, pasi vjen përballë Skënderbeut. Kemi bërë ndeshje të tjera pa aspak grintë, ndërkohë që gjykoj se duhet të tregojmë pikërisht këtë grintë në të gjitha ndeshjet. Futbollistët nuk duhet të jenë të gatshëm për të luajtur vetëm në këto ndeshje, por në të gjitha. Duhet të jemi përherë të gatshëm, pasi nuk ka ndeshje të dobëta”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Tiranës, Mirel Josa.

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera