• Mirel Josa: Patëm fat, skuadra ka probleme

    Publikuar: 18 Dec 5:48

    Më shumë se në ndeshjet kur ka munguar rezultati, trajneri i Tiranës, Mirel Josa është shprehur sot i pakënaqur me lojën e bardhebluve, pavarësisht rikthimit te fitorja pas katër javësh, pasi mundën në shtëpi Luftëtarin me rezultatin 2-0. Josa nuk është përmbajtur në kritika, mbi të gjithë në adresë të futbollistëve të huaj që te Tirana tashmë po shndërrohen në maxhorancë. Sipas Josës, ekipi sot ka fituar me fat, madje numëron rastet e shpërdoruara nga kundërshtari, që mund të kishin qenë fatale për bardheblutë.

    Bardheblutë rikthehen te fitroja pas 4 javësh, ndërsa Luftëtari mundet pas 7 ndeshjesh.
    Tirana-Luftëtari 2-0. Bardheblutë rikthehen te fitroja pas 4 javësh, ndërsa Luftëtari mundet pas 7 ndeshjesh.

    “Nuk zhvilluam një ndeshje të mire, madje patëm edhe pak fat. Skuadra ka probleme, me dëmtimet apo lodhjen, ndërsa gjatë ndeshjes patëm edhe probleme të tjera. Duhet të shohim mirë se çfarë duhet të bëjmë, sepse i dhamë mundësinë Luftëtarit që të na rrezikonte, sepse luajtëm ngadalë dhe e lejuam kundërshtarin të kontrollonte lojën tonë dhe të afrohej rrezikshëm. Luftëtari humbi një rast të pastër para golit tone të parë, sikurse dhe para golit të dytë. Lojtarët e huaj duhet ta kenë të qartë se këtu nuk vijnë për promovim, por për t’i shërbyer skuadrës. Nëse ata na shërbejnë, promovohen si duhet. Nuk është polemikë me Merveille apo Moise, por në momente të veçanta sikurse rasti i Moise, që edhe në avantazhin 2-0, kur skuadra kishte nevojë të ç’lodhej, nuk ishte e nevojshme t’i tregonte publikut ndonjë gjë e të mundohej të bënte spektakël. Edhe nëse do të ishim 3-0, nuk duhen bërë disa gjëra”, u shpreh Josa ndër të tjera.


    Lexo postimet e tjera