NBA

Mirësevjen në Los Anxhelos, do të jemi “Zoti dhe Mbreti” i këtij qyteti

Mirësevjen në Los Anxhelos! Ka qenë ky urimi që personalitete të mëdha të sportit i kanë bërë LeBron James, pas lajmit se ka nënshkruar me Lakers, ku do të luajë për 4 vitet e ardhshme. Pas Cleveland dhe Miami për “King James” kjo do të jetë skuadra e tretë në karrierën e tij. LeBron do të marrë trashëgiminë e Kobe Bryant dhe do të përpiqet të rikthejë kalifornianët e majën e NBA-së.

Urimin më të veçantë ia ka bërë një futbollist, një legjendë si Zlatan Ibrahimovic, që vetëm dy muaj më parë ka ardhur në Los Anxhelos. Ish-lojtari i United, në profiling e tij ka shkruar: “Tani Los Anxhelosi ka një Zot dhe një Mbret”,ka qenë urimi i sulmuesit suedez, që në 13 ndeshje me skuadrën e LA Galaxy ka realizuar 9 gola.

Now LA has a God and a King! Zlatan welcomes @kingjames

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Më shumë nga NBA