Kampionatet në Europë

Më i miri i vitit / Ronaldo del i pari, Messi i katërti për vitin 2017

Superstari i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka fituar çmimin “Goal 50” për vitin 2017. Futbollisti 32-vjeçar e mbajti këtë titull pas suksesit të dyfishtë të klubit të tij, kampion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, një sukses historik, që e pa portugezin të mundte Gianluigi Buffon dhe të zërë në vendin e parë në votën vjetore të “Goal.com” për lojtarin më të mirë në botë, gjatë 12 muajve të fundit. Ronaldo shënoi 25 herë në 29 paraqitje gjatë fushatës fituese të La Liga, me Realin. Ish-sulmuesi i Manchester United shënoi pesë herë në fitoren 6-3 të Real Madridit ndaj Bayern Munich, duke vendosur Champions-in në favor të tij, me një “hat-trick” sensacional në “Santiago Bernabeu”. Ronaldo më pas zuri një tjetër vend në turneun e tij të ardhshëm europian, kundër Atletico Madrid, për të fituar me “Los Blancos” një vend në finalen e Cardiff-it, ku dopieta e tij e shkëlqyeshme e ndihmoi ekipin e Zinedine Zidane të bëhet i pari që mbron kurorën e Ligës së Kampionëve dy sezone radhazi, me fitoren 4-1 ndaj Juventusit. Buffon përfundoi si humbës në finalen në fjalë, ndaj përfundoi i dyti në këtë renditje të “Goal 50”, e përftuar në bazë të votave.

Kapiteni i Juventusit dhe Italisë kurrë nuk kishte përfunduar më herët më shumë se i 16-ti, në vitin 2015, por tani u shpërblye për udhëheqjen e klubit të tij drejt suksesit të dyfishtë brenda vendit, si dhe paraqitjet në Ligën e Kampionëve, ku shkoi 600 minuta i pamposhtur në kuadratin e bardhezinjve. Rojtari i Ronaldos, Luka Modriç, përfundoi i treti, çka tregon njohjen dhe vlerësimin për rolin kryesor që luajti në suksesin e Realit në vitin 2017, me mesfushorin e Kroacisë që u dëshmua veçanërisht i rëndësishëm në finalen ndaj Juventusit, në Uells. Para vitit të kaluar, Lionel Messi, katër herë fitues i “Goal 50”, nuk kishte përfunduar kurrë jashtë tre vendeve të para, por tashmë përsëri u rendit i katërti, përkundër faktit se grumbulloi 54 gola në 52 ndeshje, në të gjitha garat, me Barcelonën e sezonit të kaluar. Sergio Ramos është mbrojtësi më i lartë në listën e këtij viti, në vendin e pestë, pasi u bë njeriu i parë, që nga Juan Alonso, në vitin 1958, që si kapiten i Real Madridit fitoi dyfish, titullin e La Liga-s dhe atë të Ligës së Kampioneve. Në të njëjtën kohë, ai kontribuoi me 10 gola për “Los Blancos”.

Neymar, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, kur u bashkua me PSG-në nga Barcelona, gjatë verës, për 222 milionë euro, përfundoi i gjashti në “Goal 50”, pak përpara një tjetër lojtari të shtrenjtë e të ri në “Parc des Princes”, Kylian Mbappe, adoleshenti që frymëzoi Monakon në një triumf në “Ligue 1”, sezonin e kaluar. N’Golo Kante u shpërblye me vendin e tetë, pasi fitoi titullin e dytë të radhës në Premier League, këtë herë me Chelsea, ndërsa argjentinasi i Juventusit, Paulo Dybala, pozicionohet i nënti. “Top 10” është rrumbullakosur nga një lojtar i katërt i Real Madridit, Toni Kroos, një tjetër faktor kyç në suksesin e fundit të klubit madrilen për shkak të partneritetit të tij të mrekullueshëm mesfushor me Modric. Në total, në listë janë nëntë futbollistë të Real Madridit, me Marcelo (11), Isco (13), Casemiro (26), Dani Carvajal (33) dhe Marco Asensio (38). Megjithatë, nuk ka vend për Gareth Bale, i cili ishte i pesti vitin e kaluar, ndërsa Andres Iniesta, Arjen Robben, Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero janë ndër mungesat e tjera të mëdha.

 

Ja renditja e “Goal 50” për vitin 2017
50. Thomas Lemar (Monaco)
49. Bas Dost (Sporting CP)
48. Naby Keita (RB Leipzig)
47. Diego Costa (Athletic Madrid)
46. David de Gea (Manchester United)
45. Mario Mandzukic (Juventus)
44. Cesar Azpilicueta (Chelsea)
43. Philippe Coutinho (Liverpool)
42. Benjamin Mendy (Manchester City)
41. Fabinho (Monaco)
40. Gonzalo Higuain (Juventus)
39. Alex Sandro (Juventus)
38. Marco Asensio (Real Madrid)
37. Dele Alli (Tottenham)
36. Manuel Neuer (Bayern Munich)
35. Christian Eriksen (Tottenham)
34. Romelu Lukaku (Manchester United)
33. Dani Carvajal (Real Madrid)
32. Sadio Mane (Manchester City)
31. Paul Pogba (Manchester United)
30. Radamel Falcao (Monaco)
29. Bernardo Silva (Milan)
28. David Luiz (Chelsea)
27. Alexis Sanchez (Arsenal)
26. Casemiro (Real Madrid)
25. Dries Mertens (Napoli)
24. Ousmane Dembele (Barcelona)
23. Antoine Griezmann (Athletic Madrid)
22. Edinson Cavani (PSG)
21. Zlatan Ibrahimovic (Manchester United)
20. Luis Suarez (Barcelona)
19. Robert Lewandowski (Bayern Munich)
18. Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund)
17. Harry Kane (Tottenham)
16. Thiago Alcantara (Bayern Munich)
15. Leonardo Bonucci (Milan)
14. Dani Alves (PSG)
13. Isco (Real Madrid)
12. Eden Hazard (Chelsea)
11. Marcelo (Real Madrid)
10. Toni Kroos (Real Madrid)
9. Paulo Dybala (Juventus)
8. N’Golo Kante (Chelsea)
7. Kylian Mbappe (PSG)
6. Neymar (PSG)
5. Sergio Ramos (Real Madrid)
4. Lionel Messi (Barcelona)
3. Luka Modric (Real Madrid)
2. Gianluigi Buffon (Juventus)
1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

Më shumë nga Kampionatet në Europë