Connect with us

Kampionati Shqiptar

Misioni i Skënderbeut, të rikthejë të rinjtë korçarë në stadium

Skënderbeu ka filluar të shfaqet disi më ndryshe tashmë, jo vetëm në fushën e lojës, ku ka fituar 6 tituj kampioni radhazi.

Skënderbeu ka filluar të shfaqet disi më ndryshe tashmë, jo vetëm në fushën e lojës, ku ka fituar 6 tituj kampioni radhazi. Skuadra e Ilir Dajës, përmes formash të ndryshme marketingu, po punën edhe në drejtim të imazhit. Futbollistët kuqebardhë, kësaj here kanë menduar të zbarkojnë në një shkollë të qytetit juglindor, për të targetuar moshat e reja dhe ftuar ato në stadium.

Përmes një njoftimi në faqen e klubit kampion në fuqi, bëhet me dije: “Një përfaqësi e skuadrës ishte e pranishme sot në shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, ku shpërndau bazë materiale sportive dhe dha rreth 250 bileta për nxënësit, në kuadër të nismës për rikthimin e të rinjve korçarë në stadium. Faleminderit për pritjen madhështore që na bëri stafi dhe nxënësit e kësaj shkollë. Kënaqësia dhe dashuria e marrë prej jush është një motiv më shumë për të ecur përpara.”

 

 

 

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar