Futboll

Mister X, kompania e basteve shpall gjeniun që fitoi një thesar me vetëm 10 sterlina

Herët a vonë, të gjithë bastexhinjtë shpresojnë që të mbërrijë momenti i tyre. Të fitosh ndonjë skedinë gjatë sezonit i ndosh shumë personave, port ë fitosh një që të ndryshon jetën, nuk është edhe aq e shpeshtë. Njëlloj sikurse vitin e kaluar disa tifozë të Leicester, natyrisht në raste të ndryshme, kishin vënë bast në favor të ekipit të tyre, si fitues të kampionatit anglez, duke zbrazur kasafortat e kompanive të basteve, të cilat e kishin kuotuar fitimin e titullit kampion të Premier League nga “Dhelprat” me koefiçent 5000/1, këtë vit ishte rradha e një bastexhiu misterioz.

I giocatori del Chelsea festeggiano il titolo davanti ai propri tifosi

Kompania gjigante e basteve, “William Hill” mbrëmjen e të premtes ka bërë të ditur se shuma e pabesueshme prej 71 mijë sterlina ishte fituar nga një person, i cili në fillim të sezonit kishte vënë bast mbi Chelsean e Antonio Conte dhe 5 skuadra të tjera britanike, të ligave inferior, si fituese të kampionateve respektive.

La gioia dei giocatori del Newcastle dopo la vittoria della Championship

Chelsea në Premier League, Newcastle në Championship, Sheffield United në League One, Portsmouth in League Two, Hibernian në Championship-in skocez dhe Livingston në League One të Skocisë. Gjashtë skuadra të ndryshme në gjashtë kampionate të ndryshme, të gjitha të parashikuara që verën e kaluar si fituese, kur ende nuk kishin nisur turnetë dhe asnjë ekip nuk kishte marrë një avantazh substancial ndaj rivalëve pretendues të titullit.

Më shumë nga Futboll