• Mjeku që operoi Ibrahimovic: Pretendimet e Raiola-s ishin të ekzagjeruara

    Publikuar: 15 May 9:09

    Volker Musahl – një nga doktorët që operoi sulmuesin e Manchester United Zlatan Ibrahimovic – ka përgënjeshtruar pretendimet e bëra nga agjenti Mino Raiola se donin që 35 vjeçari të rikthehej në Pittsburgh në fund të karrierës në mënyrë që t’i studiojnë gjurin. Ibrahimovic duhet të operohej në ligamentin e gjurit pas dëmtimit të pësuar gjatë fitores 2:1 të United ndaj Anderlecht në Europa League në prill. Pas operacionit Raiola pretendoi se doktorët ishin aq të impresionuar nga kondicioni i suedezit sa që donin ta studionin në të ardhmen.

    Image result for raiola ibrahimovic

    Gjithsesi, Musahl i ka mohuar këto pretendime. “Ishte një operacion rutinë. Nuk kishte komplikime,” shprehet doktori gjerman për Die Welt. “Zlatan ka një strukturë kockash shumë të mirë dhe gjuri i tij është në një kondicion shumë të mirë. Por është e ekzagjeruar se ne duam ta studiojmë. Nuk mund të jap një parashikim të saktë se sa kohë do t’i duhet të rikuperohet. Qëllimi ynë është të ndihmojmë atletët të rikthehen sa më shpejtë. Ibrahimovic ishte shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi operacioni. Ai është shumë i fortë.”

    [interaction id=”5919fdf231e7fd407176285b”]


    Lexo postimet e tjera