Kampionatet në Europë

Mkhitaryan: Ja si i tregova Ibrahimovic se ka dy “Zota” te Manchester UTD

Henrikh Mkhitaryan ka zbuluar se si ndihmoi për të treguar shokun e ekipit të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, se ai nuk është i vetmi “Zot” në “Old Trafford”. Sulmuesi enigmatik suedez i “Djajve të Kuq” nuk ka qenë kurrë i brengosur për faturimin e tij si udhëheqës shpirtëror i futbollit. Ai e ka fituar një qëndrim të tillë nëpërmjet arritjeve në fushën e lojës, me statusin e legjendarit që shtrihet përtej kufijve të atdheut të tij. Mkhitaryan është, megjithatë, një interpretues, i cili gëzon brohoritje të ngjashme, si një hero kombëtar në Armeni, dhe ishte në gjendje ta dëshmonte këtë pikë ndaj Ibrahimovic gjatë një takimi të “Europa League” me FC Rostov, në mars. “Gjithkush e di se Ibrahimovic e quan veten “Zot”. Por, kur zbritëm në Rostov, i thashë: “Ti e sheh se kush është Zoti i vërtetë, – tha Mkhitaryan në një dokumentar televiziv, kushtuar karrierës së tij. – Kishte shumë armenë, që këndonin emrin tim. Pas kësaj, ai e kuptoi se ka një Zot tjetër, që isha unë!”

Mkhitaryan ka arritur një miqësi të fortë me Ibrahimoviç pas lëvizjes së këtij të fundit në Angli, në vitin 2016, dhe pretendon se 36-vjeçari shpesh gabimisht është portretizuar si egoist. Ai shtoi: “Zlatan ka një temperament të fortë. Shumë njerëz nuk pajtohen me të. Njerëzit nuk kuptojnë, ose nuk duan t’i kuptojnë shakatë e tij, apo ato për të cilat flet. Por, unë kam pasur marrëdhënie të mira me të, që nga momenti i parë. Kemi mbajtur kontakte edhe kur ai ishte duke u rikuperuar, larg nga Manchester United”. Ibrahimoviç pësoi një dëmtim në gjunjë pas takimit të Manchester United me Rostov, sezonin e kaluar, në një tjetër ndeshje të “Europa League”, me Anderlechtin.

Më shumë nga Kampionatet në Europë