Futboll

Mladen Milinkovic: “Na ndëshkuan gabimet individuale”

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin e tij pas barazimit në shtëpi 2-2 përballë Vllaznisë, teksa në deklaratën e tij për mediat, ka dalë në konkluzionin se fitorja mungoi për shkak të dy gabimeve individuale të futbollistëve të tij. Disavantazhi me dy gola në 20’ minutat e para të lojës, sipas Milinkovic e bënë të pamdundur fitoren me përmbysje.

“E kishim vlerësuar maksimalisht Vllazninë dhe e kishim parashikuar mënyrën se si do të luanin. Mund të them se ishim përgatitur për fitore, por pësuam dy gola të shpejtë dhe kjo na i vështirësoi punën, sidomos nga ana morale. Nuk ishte çështje rreshtimi dhe as pozicionimi i lojtarëve në fushë. Mendoj se pësuam golat shumë shpejt dhe në të dy rastet për shkak të gabimeve individuale të futbollistëve tanë. Është shumë e vështirë të rikthehesh të luash dhe aq më tepër të përmbysësh rezultatin, kur je në disavantazh me dy gola në vetëm 20 minuta lojë”, u shpreh trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic.

Më shumë nga Futboll