Futboll

Mladen Milinkovic: “Nuk u vendos fati i kampionatit, Kukësi në garë për 2 trofetë”

As humbja e sotme ndaj Skënderbeut dhe as diferenca e shtuar, tashmë në 9 pikë nga kreu i klasifikimit, që mbahet nga korçarët, nuk ka zbehur shpresat e trajnerit të Kukësit, Mladen Milinkovic, për mbrojtjen e titullit kampion. Sipas teknikut të verilindorëve, kjo ndaj bardhekuqve ishte e rëndësishme por jo një ndeshje që vendos fatin e kampionatit. Milinkovic shpreson në fitimin e tre ndeshjeve radhazi të skuadrës së tij dhe njëherësh të përfitojë nga gabimet e rivalëve, teksa beson se Kukësi është ende në garë për të dy trofetë, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. 

“Edhe pse ishte një ndeshje e rëndësishme, kjo ndaj Skënderbeut nuk vendos fatin e kampionatin. Kjo pasi Skënderbeu mund të lërë pikë rrugës, ndërkohë që ne mund të përfitojmë. Prandaj ne nuk duhet të lëmë pike rrugës. Besoj se do të gjejmë forcë për të marrë 3 fitore radhazi, duke shpresuar që nga ana tjetër kundërshtarët të lënë pikë. Kemi ende shanse në kampionat dhe gjithashtu jemi në garë për Kupën e Shqipërisë. Pas ndeshjes mund të thuash shumë gjëra, por ky është realiteti. Ky është kontigjenti ynë i futbollistëve dhe me këta lojtarë do të luajmë. Nëse do të ekzistojë mundësia, atëherë do të përforcohemi. Pësuam gol pikërisht aty ku kishim druheshim më shumë, në qendër. Ishim të sigurtë që do të shënonim, duke realizuar një gol dhe madje duke iu afruar golit të dytë, por gabuam. Skënderbeu u tregua oportunist, duke shënuar dy gola në dy shanset që pati”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll