Futboll

Moçka si Brignoli ndaj Milan, fund i çmendur në Teuta-Partizani

Alban Hoxha, Gerhard Progni, por mbi të gjithë, Shëptim Moçka, në rolin e portierit Brignoli, si në ndeshjen mes Sassuolo-Milan, kanë dhuruar emocione të mëdha në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit, të përfunduar në barazim 1-1. Të kuqve u ka shpëtuar nga duart një fitore hipotetike, e mbajtur nga minuta e 25’ deri në të 95’, e shfuqizuar nga goli i realizuar në minutën e 6’ shtesë, nga portieri i skuadrës së Teutës, Shpëtim Moçka. Ky i fundit, ka dalë në sulm në aksionin e fundit në favor të vendasve, duke dërguar topin në rrjetë, pas një goditje perfekte me kokë.

Pas barazimit të sotëm, skuadra e Partizanit shkon në kuotën e 32 pikëve, duke fituar, tëpaktën provizorisht vetëm një vend në klasifikim, në pritje që të ndeshen të dielën rivalët Kamza e Luftëtari. Nga ana tjetër, skuadra e Teutës, pas këtij barazimi ka mundur të marrë një pikë shprese, duke shkuar në kuotën e 22 pikëve, për të parakaluar Vllazninë, falë golavarazhit më të mirë.

Ndeshja ka nisur me një shans të artë për durrsakët, të cilët kanë fituar një 11-metërsh në minutën e 16’. Ishte Çyrbja, ai që pas një inkursioni nga e djathta është ndalur në mënyrë të parregullt në zonën e të kuqëve nga Belica, dhe arbitri ka akorduar penallti në favor të vendasve. Një 11-metërsh i ekzekutuar pikërisht nga Çyrbja, goditja e të cilit u ndal fillimisht nga këmbët e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e më pas, në tentativën e dytë, topi përfundoi mbi traversë. Shans ky që i ka kushtuar shtrenjtë Teutës, pasi më pak se 10’ minuta më vonë, në të 25’, skuadra e Partizanit e ka ndëshkuar me gol. Ishte ish-futbollisti i durrsakëve, Progni, ai që ka shënuar golin e avantazhit për miqtë. Një epërsi kjo e të kuqëve që dukej si përfundimtare, por në minutën e 6’ shtesë, pikërisht në aksionin e fundit për vendasit, portieri i Teutës, Moçka, ka lënë portën për të shkuar në ndihmë të sulmit, dhe ishte pikërisht ai që me një goditje perfekte me kokë, ka dërguar topin në rrjetë, për të barazuar shifrat në 1-1.

Image may contain: 3 people, outdoor

Teuta-Partizani 1-1

Shënues: Moçka 96’/Progni 25’

Teuta: Moçka, Hakaj, Shkalla, Bilali, Beqja, Gieorgievski, Lajthia, Hila, Alhasan, Cyrbja, Latif.
Trajner: Gentian Begeja

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Belica, Gojkovic, Ibrahimi, Trashi, Batha, Mala, Asani, Progni, Bardhi.
Trajner: Sulejman Starova

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll