Futboll

Tifozët e Real harrojnë CR7, ja cila është fanella më e shitur pas largimit të tij

Bashkë me golat e tij, Cristiano ka marrë me vete në Torino edhe makinerinë e  marketingut që ka qenë inkorporuar me atë. Ai ishte padyshim emblema e Real Madrid edhe kur vinte pun ate numri i fanellave të shitura, i ndjekur sezonin e kaluar nga Asensio dhe Isco. Vetëm në ditën e tij të parë si futbollist i Juventus, portugezi theu një rekord të vërtetë duke gjeneruar plot 54 milionë euro vetëm nga shitja e produkteve bardhezi me emrin e tij.

Tashmë, pa portugezin, dhe në pritje të mbërritjes së ndonjë ylli të madh, është Modric ai që merr kryesimin. Duke qenë futbollisti më i mirë në Kupën e Botës, gjithashtu duke ndihmuar ekipin e Kroacisë që të arrijë në finalen e Botërorit të luajtur në Rusi, bashkë me elementë të tjerë, Modric është shndërruar në idhullin e Real Madrid. Që nga e diela e kaluar, fanella me ermin e Modric është ajo më e kërkuara nga tifozët e Real Madrid.

Lajmi është bërë i ditur nga stafi i klubit, ndonëse nuk janë bërë zyrtare shifra të sakta. Ndërkohë, stafi i dyqanit të klubit bën me dije se fanella e Benzema, i përzgjedhur nga klubi si figura për të zëvendësuar rolin mediatik të Ronaldos, është ajo më pak e shitura, në raport me atë të shokëve të tij të skuadrës Isco dhe Asensio, dy prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e Los Blancos.

Më shumë nga Futboll