RUSI 2018

Modeli i 2004-ës s’funksionon më, Gjermania përgatit revolucionin

Eliminimi i Gjermanisë në Botërorin e 2018-ës ka bërë shumë zhurmë. Nuk kishte ndodhur kurrë që përfaqësuesja gjermane të mos e kalonte fazën me grupe të një kampionati botëror, aq më pak si kampione në fuqi.

Kjo kombëtare ka humbur dy lojtarë kyç në dy vitet e fundit, si Bastian Schweisteiger dhe Philipp Lahm, dhe rrezikon të humbasë lojtarë të rëndësishëm, si Toni Kroos (“Mendoja se aventura jonë në Rusi do të zgjaste më shumë dhe nuk isha përballur akoma me këtë ide. Tani duhet ta bëj”), edhe pse ai është vetëm 28 vjeç; Sami Khedira, një nga më të kritikuarit, Mario Gomez, Mats Hummels, Mesut Özil, Jerome Boateng dhe Thomas Müller.

Vetëm 12 muaj më parë, Gjermania ka fituar Kupën e Konfederatave me Leon Goretzka, Emre Can, Julian Brandt, Matthias Ginter, Timo Werner, Julian Draxler, Amin Younes dhe Leroy Sané.

Ndërkohë, Oliver Bierhoff, menaxheri i kombëtares, ka folur për eliminimin e bujshëm të Gjermanisë dhe për hapat që do të hedhë federata në muajt e ardhshëm për t’u përballur dhe për të kaluar këtë moment të vështirë:

“Revolucionin e 2004-ës e kishim bazuar te zotërimi i topit dhe teknika e pastër, por tani duhet të ndryshojmë, është një model i dalë mode. Duhet të kthehemi të prodhojmë qendërsulmues dhe lojtarë që dinë të kalojnë kundërshtarin”, ka thënë ish-sulmuesi i Milan.

Më shumë nga RUSI 2018