• “Modeste është më i mirë se Lewandowski dhe Aubameyang”

    Publikuar: 20 Mar 9:54

    Sulmuesit e Bayern dhe Dortmund konsiderohen si ndër më të mirët në botë, por edhe golashënuesi i Koln-it, Anthony Modeste duhet të renditet mes tyre thotë portieri Timo Horn. Sulmuesi francez po përjeton një sezon fantastik në Bundesliga, në 25 ndeshje të aktivizuar deri më tani 28-vjeçari ka shënuar 22 gola duke mbajtur gjallë shpresën e Koln-it për një vend në Europa League. Performanca e tij nuk ka shkuar pa u ven re, tani ai krahasohet me yjet e Bayer dhe Dortmund.

    Me nivelin që Anthony po tregon në kampionat, është dukshëm më mirë se rivalët e tij,” u tha gazetarëve Horn në fundjavë, pas një tregolëshi të shënuar nga Modeste që ndihmoi skuadrën në suksesin 4-2me Hertha Berlin. “Në çdo ndeshje Lewandowski ka gjashtë apo shtatë shanset të pastra për shënin, ndërsa Tony nuk e ka këtë luks për shkak të diferencave të ekipeve. Kjo është arsyeja pse ai është më i mirë në vlerësimin tim”, deklaroi portieri i Koln-it.

    Nga ana tejtër trajneri Peter Stoger u përpoq për të larguar vëmendjen nga “snajper” i tij: “Për mua, ai është vetëm një lojtar,” shpjegoi austriaku. “Secili ka punën e tij në fushë, ai është për të shënuar gola, dhe tani po e bën shumë mirë këtë gjë”. Modeste pozicionohet i dyti në renditjen e golashënuesve në Bundesliga, me një gol më pak se Aubameyang në krye (23) dhe një më shumë se Lewandowski, i treti me 21.


    Lexo postimet e tjera