RUSI 2018

Modric godet anglezët: Duhet të jenë më të përulur dhe të respektueshëm

Luka Modric u rikthye në media, pasi Kroacia përparoi në finalen e parë të Kupës së Botës, falë fitores 2-1 të së mërkurës kundër Anglisë. Mesfushori i Real Madridit luajti një rol kyç në pjesën e dytë në gjysmëfinales së Botërorit, pasi ballkanasit ia dolën të përmbysnin disavantazhin e hershëm me golat e Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic. Tashmë do të diskutojnë trofeun e shumëlakmuar në finalen e së dielës, kundër Francës.

“Gazetarët dhe ekspertët anglezë në televizion po bisedonin para kësaj ndeshjeje rreth nesh, duke na quajtur të lodhur, se jemi të vdekur në këmbë, – tha ai për “SPORTE”. – Këto fjalë nga ata na dhanë edhe më shumë zell për t’iu provuar se po gabonin. Ata duhet të jenë më të përulur dhe të respektueshëm. Kur ju luani një gjysmëfinale, është e pamundur të jeni të lodhur. Kemi treguar se, përveç kundër Argjentinës, kjo ishte loja jonë më e mirë në këtë Botëror”.

Kroacia, gjithashtu, ka luajtur në gjysmëfinalen e vitit 1998, kur humbi me Francën. Modriçi thotë se ekipi i tij do të japë më të mirën edhe në ndeshjen e së dielës: “Kjo do të thotë gjithçka. Është një ëndërr e vërtetë për ne, për të gjithë Kroacinë. Askush nuk na dha një shans para kësaj Kupe Bote, por me cilësinë tonë, dëshirën, bashkësinë dhe shpirtin e luftës, që kemi treguar gjatë gjithë turneut, ne jemi në finale. Unë mendoj se e meritojmë të jemi atje. Kemi qenë shumë më mirë teknikisht dhe fizikisht se Anglia”.

Më shumë nga RUSI 2018