Futboll

Modric takohet në mbrëmje me Perez, Inter shijon shpresën e fundit

Për tifozët e Inter ëndrra “Modric” nuk është shuar ende plotësisht. Pikërisht mbrëmjen e kësaj të enjte, është planifikuar në Madrid të zhvillohet takimi mes futbollistit korat dhe drejtusve të Real. Sipas axhendës, pritet që fituesi i “Topit të Artë” të Botërorit të shprehë dëshirën e tij për të ndryshuar ekipt, duke kërkuar të lihet i lirë. Një takim ballë për ballë, të cilin zikaltërit e vëzhgojnë me përqendrim të madh, edhe pse rruga drejt lamtumirës së kroatit nga Madridi duket gjithmonë më e pamundur. Sidomos për shkak se deri tani Florentino Perez ka bllokuar gjithçka.

Në të vërtetë, nga takimi mes Real e Modric, edhe vetë Inter nuk pret të reja të mëdha. Dhe nëse kështu ndodh, atëherë merkato e zikaltërve në hyrje mund të konsiderohet përfundimisht e mbyllur. Ndryshe nga java e kaluar, në fakt asgjë nuk ka ndryshuar dhe sipas të gjitha gjasave, Los Blancos duhet t’i konfirmojnë futbollistit faktin se ai është i pashitshëm, për të shuar si rrjedhojë të gjitha aludimet e merkatos në lidhje me transferimin e Modric. Gjithçka nëse nuk ndodh një lëvizje surprizë. Pikërisht me këtë shpresë të fundit, ndonëse minimale, tifozët e Inter vazhdojnë të ëndërrojnë Modric.

Më shumë nga Futboll