Connect with us

Champions League

Modric zbulon fjalët sekrete të Zidane, në finalen e Champions-it

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric ka folur për ‘Eurosport’ në lidhje me gjëndjen shumë të shëndetshme të klubit madrilen dhe për atë që Zinedine Zidane u tha futbollistëve në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes finale të Champions League ndaj Juventus, të zhvilluar më datë 3 qershor 2017 në Cardiff. Kroati beson se fitorja ndaj Juventus në finalen e Champions League është vetëm një trofe nga të shumtit që kjo skuadër do të fitojë.

Rezultate imazhesh për modric real madrid juventus final

“Ne po bëjmë diçka shumë speciale në këtë moment dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara. Ky moment nuk do të zgjasë përgjimonë. Mendoj se kemi ndjesinë e të qënit një skuadër speciale dhe mund të fitojmë shumë trofe në të ardhmen. Është e vështirë të thuhet se sa do të zgjasë kjo gjë, por duhet të shijojmë atë që po bëjmë dhe të shohim. Ne jemi në moshë mesatare të mirë, pasi kemi shumë futbollistë të rinj, futbollistë të nivelit të lartë, që mund të jenë veçse një gjë e mirë për ekipin”, deklaroi Modric.

Rezultate imazhesh për modric zidane juve

Mesfushori kroat, i cili mbërriti në Bernabéu nga Tottenham në 2012, vlerësoi gjithashtu trajnerin Zinedine Zidane: “Nëse Zidane sheh diçka që ne duhet të bëjmë në fushë, ai na thotë dhe ne mundohemi ta bëjmë sa më mirë të mundemi. Gjatë pushimit të ndeshjes finale të Champions League ndaj Juventus, në dhomat e zhveshjes, Zidane na tha se duhej të ishim më shumë agresivë, në mënyrë që Juve të mos kishte mundësinë të mbante topin aq lehtësisht sa në pjesën e parë dhe ajo gjë nuk po na ndihmonte. Në pjesën e dytë ne e ndryshuam atë gjë dhe rezultoi thelbësore”.

Rezultate imazhesh për modric real madrid juventus final

Më shumë nga Champions League