Futboll

Moggi kërcënoi me rishikim kontrate, Çani: “I lumtur për golin, marrëveshja mes meje dhe klubit…!”

Një sezon që po shkonte drejt dështimit total, por pikërisht në javën e 26-të, në ndeshjen e tij të 5-të me fanellën e kuqe, sulmuesi Edgar Çani ka shënuar golin e tij të parë në kampionat, për të ngjallur shpresat e një rilindje personale, po aq edhe kolektive. Goli i Çanit në të 55’ i dhuroi fitoren skuadrës së Partizanit përballë Flamurtarit, duke ngritur të kuqtë me dy pozicione në klasifikim, në kërkim të vendit të tretë, për një vend në Kupat e Europës.

Image may contain: 2 people, people playing sports, crowd and outdoor

“Jam shumë i kënaqur për golin e fitores të shënuar, pasi në gjithë këtë kohë që kam qëndruar jashtë fushave, kam punuar shumë dhe me durim. Më në fund erdhi edhe goli, që i dha 3 pikët skuadrës dhe jam i lumtur. Nuk e di se kur mund të aktivizohet si titullar, pasi po punojmë që të rikthehem plotësisht në formë, pastaj të shohim. Po punoj mirë dhe besoj sa më shpejt. Personalisht ndjej se kam konkurencë, pasi skuadra ka fituar dhe ka shënuar edhe kur nuk kam luajtur unë. Tani unë jam një sulmues më shumë në dispozicion të ekipit dhe do mundohem të jap kontributin tim. Padyshim që sipas planeve të fillimit, konsiderohesha sulmuesi kryesor, por dëmtimi më penalizoi dhe tani dua të shijoj rikthimin”, komentoi sulmuesi i Partizanit golin e parë si i kuq.

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

“Nuk mendoj se ka nevojë për opinion në lidhje me golin e dytë. Isha në pozicion të rregullt. Gjithsesi, edhe arbitrat mund të gabojnë, njëlloj si ne. Edhe ata njerëz janë, ndaj duhet t’i mirëkuptojmë, por me shpresën që të mos ketë qenë vendim i qëllimshëm”, u shpreh Çani në lidhje me golin e anulluar nga arbitri për pozicion të parregullt inekzistent, ndërkohë që preferoi të shmangë prononcimin në lidhje me deklaratën e hershme të Moggi, për rishikimin e kontratës mes palëve: “Marrëveshjet janë diçka që na përkasin mua dhe klubit. Unë nuk shikoj detaje të tilla, pasi jam futbollist dhe përqendrohem te fusha. Nuk dua të flas për situata të tilla”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll