Connect with us

Futboll

Moggi, pas rikthimit me Partizanin, tjetër apel kundër përjashtimit për Calciopoli

Referuar mediave italiane, konkretisht “Corriere dello Sport”, përfaqësuesit ligjorë të ish-drejtorit të Juventus, kanë paraqitur kërkesën për apel kundër vendimit që konfirmoi përjashtimin e Moggi, për shkak të aferave të Calciopoli. Lajmi është konfirmuar nga vetë përfaqësuesit ligjorë të ish-drejtuesit të lartë të Juventusit, Enrico Lubrano dhe Federico Tedeschini, të cilët kanë paraqitur kërkesën për apel në Kasacion kundër vendimit të Këshillit të Shtetit që ka ulur juridiksionin mbi anullimin e sanksionit të përjashtimit të imponuar ndaj Luciano Moggi, nga Federata Italiane e Futbollit.

“Apelimi në Kasacion bazohet në mundësinë, nga pikëpamja sistematike, për të parakaluar interpretimin e Këshillit Kushtetues, me vendimin nr. 49/2011 – që sanksionoi se nëpërmjet sanksioneve disiplinore sportive, mund të propozohet vetëm veprim për kompensim nëpërmjet Gjykatës Administrative, të paktën referuar sanksioneve disiplinore sportive që burojnë nga përjashtimi, si në rastin konkret”, deklaruan përfaqësuesit ligjorë të Moggi.

Më shumë nga Futboll