Merkato

Moggi zbulon se cilat do të jenë dy blerjet e Juventus…

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus, Luciano Moggi, ka zbuluar se Sergej Milinkovic-Savic dhe Joao Cancelo do të jenë dy blerjet e “Zonjës së Vjetër” gjatë merkatos së verës. Milinkovic-Savic është përfolur disa herë për kalimin te Juventus dhe te Manchester United, por pretendimet e mëdha financiare të Lazio kanë bërë që klubet e mëdha të hezitojnë.

Cancelo do të blihet për rreth 30 milionë euro nga Valencia, pas sezonit të kaluar ku shkëlqeu te Inter në formën e huazimit.

Gjithsesi, në një intervistë për “7 Gold”, Moggi, ish-drejtor teknik edhe i Partizanit në Shqipëri, tha: “Për Cancelo situata është shumë e qartë. Ai dëshiron të shkojë te Juventus dhe Juventus dëshiron ta marrë. Mendoj se marrëveshja do të arrihet, gjithashtu kam informacione se Juventus do të paguajë 100 milionë euro dhe do të marrë Milinkovic-Savic nga Lazio. Marrëveshja do të zyrtarizohet pas Botërorit.”

Më shumë nga Merkato