Futboll

Mohamed Salah, karta e Real Madridit për të kompensuar efektin “Coutinho”

Real Madrid duhet të bëjë një kthesë radikale për të ndryshuar dinamikën negative të skuadrës në La Liga dhe t’u lejojë lojtarëve të rifitojnë besimin për t’u përballur me duelin e madh kundër PSG në Ligën e Kampionëve. Dhe ky transformim mund të vijë me një “grusht shteti” në formën e nënshkrimeve të reja. Pavarësisht refuzimit të trajnerit Zidane për t’u përforcuar në dimër (“unë nuk dua askënd”, – u shpreh francezi të martën), shtypi europian insiston te një emër, Mohamed Salah.

Nga “Sky Sport Italia” pohojnë se Real Madridi jo vetëm e do të talentuarin egjiptian, anësorin e Liverpool, por ka për qëllim ta përfshijë këtë janar si përgjigje karshi nënshkrimit të Coutinhos me Barcelonën. Duke supozuar se të pamundurat nuk ekzistojnë më në botën e futbollit, operacioni do të jetë shumë më pak kompleks, duke pasur parasysh se Liverpool është shkëputur tashmë nga njëri prej yjeve të vet, çka në masë të madhe e zvogëlon potencialin e “Reds” në përpjekje për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, në këtë pikë, nuk është më sekret interesi i Real Madridit për Salah, një nga lojtarët më të mirë finalizues në futbollin botëror. Me 23 gola të shënuar në 29 ndeshje dhe 8 asiste, sulmuesi 25-vjeçar egjiptian është golashënuesi i dytë më i mirë në Premier League (prapa Harry Kane) dhe është votuar “Lojtari më i mirë afrikan i vitit 2017”. Përveç kësaj, dhe për të larguar çdo dyshim, Hector Cúper, trajneri aktual i Egjiptit, kohët e fundit pranoi se kishte marrë “lajme të konfirmuara” për interesimin e Real Madridit për këtë lojtar.

Më shumë nga Futboll