Gossip

Molla nuk bie larg pemës…; djali 7-vjeçar në gjurmët e Ronaldos (video)

Tifozët e Portugalisë patën mundësinë të shikojnë një paraqitje të shkurtër të talentit që posedon djali i CR7, Cristiano Jr., pas fitores 3-0 në miqësoren kundër Algjerisë, në “Estadio da Luz”, të enjten. 7-vjeçari tregoi se ka trashëguar aftësitë e babait të tij, ndërsa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e inkurajoi që të bënte një gjuajtje nga distanca. Dhe ai e mposhti një portier të ri me një goditje të shkëlqyer, me këmbën e djathtë.

Federata e Futbollit e Portugalisë ka postuar një video në “Twitter”, me mesazhin: “Vërshëllima përfundimtare nuk do të thotë se shfaqja ka mbaruar. Cristiano dhe djali i tij, është e qartë se molla nuk bie larg pemës!”  Në prill, ylli i Real Madridit ka postuar një fotografi të nënës së tij me Cristiano Jr, i cili mban disa trofe dhe medalje, me mesazhin: “Cristiano ishte golashënuesi më i mirë në shkollë!” Ylli portugez i Real Madridit, kohët e fundit ka ndarë një foto të Ronaldo Jr., duke imituar golat e tij dhe duke shënuar, bashkë me këtë mesazh: “Ronaldo Jr thotë: babë, unë do të jem si ti! Çfarë mendoni ju?”

Më shumë nga Gossip