RUSI 2018

Moment i vështirë për Neymar, ylli i Brazilit përfundon në “Pornhub”

Një nga lojtarët për të cilët është folur më shumë në Botërorin Rusi 2018 ka qenë Neymar. Por, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për magjitë e tij. Ylli i PSG, në fakt, është kritikuar shumë për shkak të simulimeve të bëra në fushën e lojës, me rrjetet sociale që nuk janë treguar aspak të mëshirshëm me të.

Gjatë këtyre ditëve mund të thuhet se kemi parë gjithçka: meme të çdo lloji dhe filmime të lojtarit, teksa ai rrotullohet dhe qan, e gjithë bota është tallur me “O Ney”. Tallje që nuk mbarojnë këtu, fatkeqësisht.

Edhe faqja pornografike, “Pornhub”, e ka vënë në shënjestër sulmuesin, duke i dedikuar 26-vjeçari disa kategori të frymëzuara nga ai. Quhen “Diving” (Hedhje), “Public Humiliation” (Turpërim Publik) dhe “Crying” (Qarje). E kotë të thuhet se kjo gjetje ka bërë xhiron e internetit.

Më shumë nga RUSI 2018