Ligue 1

Monaco, 10 vite pa fitore në fushën e St Etienne

St Etienne do të presë Monaco-në në javën e 18-të të kampionatit francez. Miqtë po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe e shikojnë veten në vendin e 15-të të renditjes, vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Gjithsesi, një fitore të premten, do t’i ngjiste ata në mesin e klasifikimit. Përballë do të kenë një Monaco që do të synojë të marrë një fitore që do ta ngiste në vendin e dytë të renditjes. Zakonisht, ndeshjet mes këtyre dy skuadrave nuk dhurojnë shumë gola, me 9 nga 10 përballjet e fundit që kanë sjellë më pak se tre gola për ndeshje. Për më tepër, 55% të nëntë përballjeve të fundit janë mbyllur me rezultatin 1-1, duke përfshirë edhe tri takimet e luajtura mes këtyre dy skuadrave në fushën e St Etienne.

Ndërkohë, Monaco nuk ka arritur të fitojë asnjë nga tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpinë e St Etienne dhe hera e fundit që bardhekuqtë kanë arritur të mundin vendasit në kampionatin francez ka qenë në janarin e 2007-ës (1-0). Por St Etienne do të paraqitet në këtë takim pas një humbjeje 3-0 të pësuar në fushën e Marseille dhe pa asnjë fitore të marrë në tetë ndeshjet e fundit të Ligue 1.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Ligue 1