Ligue 1

Monaco befason Juven, “i vjedh” të ardhmen me 25 milionë euro

Më në fund duket se ka ardhur fundi i kësaj telenovele. Pietro pellegri, sulmuesi i Genoa-s, është një hap larg transferimit në Francë, më saktësisht te Monaco. Siç ka zbuluar “calciomercato.com”, në fakt, 16-vjeçari do të transferohet te bardhekuqtë për 25 milionë euro. Një befasi e vërtetë për Juventus, që dukej se e kishte siguruar talentin vetëm pak ditë më parë.

Me rastin e mbledhjes së Lega-s, Marotta dhe Paratici ishin të bindur se kishin bindur presidentin e Genoa-s, Enrico Preziosi, me një ofertë prej 20 milionë euro, plus bonuse. Por duket se numri një i kuqebluve ka informuar bardhezinjtë për ofertën e re të ardhur nga Monaco, e gatshme të bëjë gjithçka për ta marrë menjëherë lojtarin. Juventus ka vendosur të tërhiqet dhe Pellegri i ka thënë “oui” kampionëve të Francës në fuqi. Mungon vetëm zyrtarizimi.

Më shumë nga Ligue 1