• Monaco bëhet me dy skuadra, blen një ekip në Belgjikë

    Publikuar: 6 May 11:10

    Në pritje të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League kundër Juventus, Monaco ka filluar të mendojë për të ardhmen. Klubi francez, në fakt, ka lajmëruar blerjen e një klubi belg, që do të kthehet në këtë mënyrë një ekip satelit i bardhekuqve. “Monaco dhe Cercle Bruges janë të lumtur të lajmërojnë blerjen e klubit të kategorisë së dytë të futbollit belg nga ana e klubit francez, – lexohet në komunikatën për shtyp të Monaco. – Kjo blerje është pjesë e projektit për zhvillimin e sportit dhe talenteve në moshë të re”.

    “Objektivi, – ka deklaruar zëvendëspresidenti i Monaco vadim Vasilyev, – është ai që Cercle të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në elitën e futbollit belg. Mund të kishim bashkëpunuar me skuadra të tjera në kampionate të tjerë, por kemi zgjedhur Belgjikën për nivelin e lartë të qendrave për formimin e lojtarëve të rinj”, ka përfunduar Vasilyev. Por arsyeja e plotë është se në kampionatin belg nuk ekzistojnë limite në lidhje me numrin e lojtarëve pa pasaportë europiane që mund të federojnë skuadrat. Monaco zotëron pjesën më të madhe të aksioneve, por nuk është publikuar asnjë shifër zyrtare në lidhje me këtë operacion.

    [interaction id=”590e3c7a32e5cd871b2a0451″]


    Lexo postimet e tjera