Futboll

Monaco, fitorja i jep titullin…

Monaco ka shansin të fitojë titullin në Ligue 1 këtë të mërkurën kur do të presë Saint-Etienne në “Stade Louis II”. Miqtë nuk luajnë për asnjë objektiv, kur mbeten edhe dy javë nga fundi, ndërsa skuadra nga Principata mund të krenohet me faktin se theu dominimin e PSG nëse merr tre pikët. Të besuarit e Leonardo Jardim u eliminuan me humbje të thella nga PSG në të dyja Kupat e Francës, por kanë fituar në 10 ndeshjet e fundit të Ligue 1 dhe nëse ia dalin për herë të 11-të, PSG nuk do të ketë asnjë mundësi matematikore për t’i arritur.

Image result for monaco vs st etienne preview

Nga ana tjetër, Saint-Etienne u mposht 5-0 nga PSG në ndeshjen e fundit, para tifozëve vendas dhe kjo ka sjellë presion të madh mbi ekipin e drejtuar nga Chris Galtier. Barazimi ka qenë rezultati më i pranishëm në sfidat e fundit mes dy ekipeve, duke kujtuar se katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes Monaco dhe St.Etienne në të gjitha veprimtaritë janë mbyllur në barazim 1-1. Gjashtë futbollistë të Monaco, që shkuan deri në gjysmëfinalen e Champions League ku u eliminuan nga Juventus, janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të këtij sezoni në Ligue 1: Subasic, Benjamin Mendy, Kamil Glik, Djibril Sidibe, Bernardo Silva dhe Mbappe.

 

Më shumë nga Futboll