• Monaco-Juventus është një sfidë brezash

    Publikuar: 21 Apr 7:33

    Shorti i Nyon, për pjesën më të madhe të sportdashësve dhe analistëve, të paktën në letër, i ka buzëqeshur Juventus-it të Massimiliano Allegri-t. Bardhezinjtë kanë “peshkuar” Monaco-në e Leonardo Jardim, skuadra që kryeson në Ligue 1 dhe ka sulmin e dytë më të mirë në 5 kampionatet kryesore europiane me 90 gola. Më mirë ka arritur të bëjë vetëm Barcelona e Luis Enrique me 91 gola. Juventus ka sigurisht një organikë më eksperte në dispozicion në krahasim me atë të Monaco-së dhe në këtë kompeticion eksperienca është një faktor thelbësor. Duke i hedhur një sy formacioneve të dy skuadrave, në ndeshjen e fundit të luajtur në Champions League, mund të vihet re se si mosha mesatare e bardhezinjve është shumë më e lartë se ajo e ekipit francez. “Zonja e Vjetër”, ndër të tjera, në ndeshjen që do të zhvillohet në Principatën e Monakosë, nuk do të ketë në dispozicion një lojtarë të rëndësishëm, si Sami Khedira, i cili është i skualifikuar. Vendin e tij pritet ta marrë Claudio Marchisio.

     

    Të rinjtë

    Subasic, Touré, Glik, Jemerson, Mendy, Silva, Moutinho, Bakayoko, Lemar, Falcao, Mbappé. Ky ka qenë formacioni i fundit i përdorur nga Jardim në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Borussia Dortmund-it të Tuchel. Mosha mestare e 11 titullarëve është 25,2 dhe te kjo skuadër bie në sy, mbi të tjerët, talenti francez Kylian Mbappe, i cili është vetëm 18 vjueç dhe 4 muaj. Përveç atij shkëlqejnë edhe dy mesfushorët Bakayoko, i datëlindjes 1994, dhe Lemar, i datëlindjes 1995, pa harruar dy mbrojtësi Toure, 1996, dhe Mendy, 1994. Por nuk ka vetëm të rinj, sepse Monaco mund të mbështetet edhe te katër lojtarë shumë ekspertë, si portieri Sybasic, datëlindja 1984, Kamil Glik, 1988, Moutinho, 1986 dhe “El Tigre” Radamel Falcao, i datëlindjes 1986.

    Subasic (32vjeç)

    Jamerson (24 vjeç)

    Glik (29 vjeç)

    Mendy (22 vjeç)

    Touré (20 vjeç)

    Moutinho (30 vjeç)

    Bakayoko (22 vjeç)

    Lemar (21 vjeç)

    Falcao (31 vjeç)

    Mbappé (18 vjeç)
     

    Ekspertët
    Buffon, Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Cuadrado, Dybala, Mandzukic, Higuain. Ky është formacioni bazë i Massimiliano Allegri-t. Mosha mestare e këtyre 11 titullarëve është e barabartë me 30,2, domethënë plot 5 vite më shumë në krahasim me Monaco. Juventus, ndër të tjera, ka organikën më të vjetër të këtij edicioni të Champions League. Ylli i “Zonjës së Vjetër” është Paulo Dybala, 23 vjeç. Higuain, edhe pse luan në nivele shumë të larta prej disa vitesh është akoma i ri (29 vjeç). Në mbrojtje, Buffon është një siguri dhe një nga portierët më të fortë në botë. Por Gigi e rrit ndjeshëm moshën mesatare të bardhezinjve me 39 vitet e tij. Pas tij vijnë 33-vjeçari Dani Alves dhe 32-vjeçari Chiellini. Bonucci është akoma 29 dhe do të mbushë 30 pikërisht 2 ditë para gjysmëfinales së parë. Lojtari i dytë më i ri i formacionit titullar të Allegri-t, pas Dybala, është mbrojtësi i krahut Alex Sandro, 26 vjeç.

    Buffon 39

    Dani Alves 33

    Bonucci 29

    Chiellini 32

    Ale Sandro 26

    Khedira 30

    Pjanic 27

    Cuadrado 28

    Dybala 23

    Mandzukic 30

    Higuain 29

     
    [interaction id=”58fa4329cb4fa6890817c250″]


    Lexo postimet e tjera