Futboll

Monaco konfirmon largimin e Lemar në qershor…

Monaco konfirmon largimin e Lemar në qershor…

Liverpool dhe Arsenal përgatitet të luftojnë për të marrë shërbimet e Thomas Lemar gjatë verës së ardhshme. “Bosi” i Monaco, Vadim Vasilyev, ka konfirmuar se ai pret që futbollisti të largohet nga kampionët e Francës, pas Kupës së Botës, duke deklaruar: “Eshtë e drejtë t’i lejojmë futbollistët të largohen nëse kanë dëshirë.”  Lemar, 21-vjeç, ishte në shënjestrën e Jurgen Klopp dhe Arsene Wenger, që synuan ta marrin në ditët e fundit të merkatos dhe vetë Vasilyev tregon se Arsenal e arriti marrëveshjen me Monaco, kundrejt 90 milionë eurove, por ishte Lemar ai që kundërshtoi transferimin. Të njëjtën gjë synuan drejtuesit e Liverpool, derisa më pas u detyruan të marrin Alex Oxlade-Chamberlain.

Image result for thomas lemar

Monaco ka deklaruar disa herë që për 90 milionë euro do ta shihet me kënaqësi një futbollist që e bleu vetëm 4 milionë euro nga Caen, në vitin 2015. Lemar ishte nga të paktit “yje” te kampionët e Francës që vendosën të qëndrojnë në “Principatë”, ndërsa Bernardo Silva, Tiemoue Bakayoko dhe Kylian Mbappe pranuan ofertat e skuadrave të tjera. Lemar qëndroi te Monaco, për të marrë një vend në kombëtaren franceze. “Jemi shumë të lumtur që Thomas qëndroi me ne, por jemi të vetëdijshëm se verën e ardhshme, pas Kupës së Botës, ai do të largohet, – tha Vasilyev. – Në janar nuk do të lëvizë, por në korrikun e ardhshëm gjërat do të ndryshojnë. Nuk di t’ju them se te cili klub do të shkojë, por me shumë mundësi do të largohet.”

Më shumë nga Futboll