Ligue 1

Monaco-Lyon, në Francë luhet për një vend në Champions League

Monaco, kampione në fuqi e Ligue 1, ka pak mundësi që ta mbrojë titullin në këtë sezon, duke parë se kryesuesit e PSG-së janë 11 pikë larg tyre. Gjithsesi, bardhekuqtë, të cilët janë në vendin e katërt të renditjes me 47 pikë, do të luftojnë për të siguruar një vend në Champions League.

Ata do të presin Lyon në shtëpi mbrëmjen e së dielës dhe, në rast të një fitoreje, do të ngjiten në vendin e tretë, një pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Marseille. Miqtë do të paraqiten në këtë sfidë pas një humbjeje befasuese 3-1 të pësuar në fushën e Bordeaux dhe do të kërkojë të marrë fitoren e tretë kundër Monaco në këtë sezon. Lojtarët e Leonardo Jardim, nga ana tjetër, do të kërkojnë të hakmerren pas eliminimit të pësuar në Kupën e Ligës nga Lyon.

Një objektiv më se i mundshëm për t’u arritur ky, duke parë se bardhekuqtë nuk kanë humbur asnjë nga 26 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Në 27 nga 31 ndeshjet e luajtura nga Monaco në kampionat, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje, ndërsa Lyon ka shënuar mbi 2.5 gola në 8 nga 9 transfertat e fundit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Ligue 1