• Monaco: Mbappe kushton 130 milionë euro

    Publikuar: 4 May 7:47

    Monaco ka vendosur fjalën rekord për të përcaktuar një herë e përgjithmonë çmimin për Kylian Mbappe. Talenti 18-vjeçar, zbulimi i futbollit europian në këtë sezon, kushton 130 milionë euro. Arsene Wenger ka pranuar se ka kërkuar të marrë sulmuesin që në vitin e kaluar dhe se do ta dëshironte te kishte në ekip, por duket se vetëm Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid kanë fuqinë financiare për të marrë futbollistin. Real ka ofruar 85 milionë euro plus bonuse, United ende nuk ka lëvizur sepse pret si do ta mbyllë sezonin, ndërsa zëra të pakonfirmuar nga klubi i Manchester City pohojnë se lojtari është i mbivlerësuar…

    Monaco want a world record £110million transfer fee on their star asset Kylian Mbappe

    Megjithatë, skuadra kryesuese e Ligue 1 dhe gjysmëfinaliste e Champions League, Monaco, ka bërë me dije se çmimi i lojtarit është 130 milionë euro, çka do të thotë se në rast se ndonjë klub do ta marrë do të duhet të thyejë rekordin e transferimeve në futboll që aktualisht i përket Manchester United që shpenzoi rreth 110 milionë euro për të marrë Paul Pogba nga Juventus, ndërsa Real Madrid i dha 100 milionë euro Tottenham nga ku mori Gareth Bale në vitin 2013. Mbappe ka luajtur një sezon fantastik duke shënuar 24 gola në të gjitha veprimtaritë, pesë prej të cilëve në Champions League. Gjithseshtu, ai ka dhënë 11 asiste.

    Mbappe celebrates after scoring for Monaco in their last-16, first-leg tie with Manchester City

    Monaco ka tre pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se Paris Saint-Germain në garën për titullin në Ligue 1, kur kanë mbetur edhe katër raunde nga fundi. Gjithsesi, ata u mundën 2-0 nga Juventus në gjysmëfinalen e parë të Champions League në “Stade Louis II” dhe tani do të duhet një mrekulli për të vazhduar më tej. Stadiumi ishte mbushur plot me vëzhgues për Mbappe, “ylli” që shkëlqeu nën drejtimin e Leonardo Jardim dhe tani ka një çmim: 130 milionë euro. Monaco ka pasur oferta edhe për futbollistët e tjerë Fabinho, Bernardo Silva, Tiemoue Bakayoko dhe Benjamin Mendy.

    [interaction id=”590b66269c3d6790494ff7c1″]


    Lexo postimet e tjera