Futboll

Monaco, Pellegri shpall luftë: “Dua të thyej rekordin e Mbappe…!”

Transferimi rekord për një 16-vjeçar te Monaco dhe dëmtimi që e kushtëzoi menjëherë. Pietro Pellegri është në infermeri, por i ka idetë e qarta: “Të vija këtu ishte zgjedhja e duhur, për të bërë kapërcimin e kualitetit. Është një klub i madh dhe përshtypjet e para janë të gjitha pozitive, ka më shumë hapësira për të rinjtë në Ligue 1”. Objektivi është i qartë: “Dua të rikthehem përpara datës 10 maj dhe të shënoj për të mundur Mbappe, që ka qenë më i riu”. Zgjedhja për të shkuar te Monaco mbërriti gati si për surprizë gjatë merkatos së fundit dimërore. Pellegri u interesonte të gjitha skuadrave të mëdha të futbollit italian, por i riu zgjodhi Principatën në Ligue 1: “Vendosëm gjithçka brenda pak ditësh. Si mua, ashtu edhe menaxherit tim i dukej zgjedhja e duhur për të bërë kapërcimin e cilësisë. Në Ligue 1 u japin më shumë hapësirë të rinjve, është një futboll më shumë fizik, por ka më pak taktikë. Duke punuar me përulësi, mund të bëj mirë”.

Rezultate imazhesh për pellegri mbappe

Debutimi me fanellën e re ka ndodhur tashmë, por një dëmtim i vështirësoi përshtatjen: “Operacioni shkoi shumë mirë dhe nëse gjithçka do të procedojë në mënyrën më të mirë, brenda fundit të prrillit duhet të rifutem. Futbollistët që kanë luajtur në Itali po më ndihmojnë me gjuhën dhe përfshirja në grup ka qënë më e lehtë. Objektivi im i parë është të rikthehem sa më parë të mundem dhe të shënoj gol përpara datës 10 maj, për të mposhtur Mbappe, që mban rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar me skuadrën e Monaco. Unë jam italian dhe sit ë gjithë ëndërroj kombëtaren. Është qershia mbi torët për një futbollist”.

Më shumë nga Futboll