Ligue 1

Monaco pret Parisin e rekordeve në “Stade Louis II”

Monaco dhe Paris SG, dy skuadrat më të mira të kampionatit francez, do të mbyllin javën e 14-të të Ligue 1. PSG e ka nisur shumë mirë sezonin dhe synon të rifitojë titullin që iu “vodh” sezonin e kaluar pikërisht nga skuadra e Principatës.

Shifra dhe Fakte

– Në 41 përballjet e mëparshme të zhvilluara në “Stade Louis II”, Monaco ka fituar 24 ndeshje, PSG ka marrë 4 fitore dhe 13 sfida të tjera janë mbyllur në barazim.

– PSG ka patur një ecuri më të mirë në vitet e fundit, duke marrë dy fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet në fushën e Monaco.

– Kampionët në fuqi po zhvillojnë një sezon me ulje-ngritje deri tani dhe, në mesjavë, janë eliminuar nga Champions League pas humbje 4-1 të pësuar në shtëpi kundër Leipzig.

– Parisi, nga ana tjetër, po koleksionon rekorde në Champions. Ata kanë mundur 7-1 Celtic në “Parc des Princes”. Kjo ka qenë edhe fitorja më e thellë e PSG-së në këtë kompeticion.

 

– Pas fitores 6-0 të marrë në shtëpi kundër Guingamp në javën e 12-të, Monaco nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 të premten e kaluar në fushën e Amiens. Bardhekuqtë janë në vendin e dytë, gjashtë pikë larg PSG.

– Lojtarët e Jardim kanë fituar 15 nga 16 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi, duke realizuar të paktën 2 gola në 15 nga këto takime.

– PSG ka fituar 4-1 kundër Nantes fundjavën e kaluar. Ajo ka qenë edhe fitorja e 11 e ekipit të Unai Emery në 13 ndeshjet e luajtura në këtë kampionat. Neymar me shokë kanë realizuar të paktën dy gola në 13 nga 15 ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

– Asnjë klub tjetër nuk ka shënuar më shumë gola se PSG deri tani në Ligue 1 (43).

– Edinson Cavani ka shënuar 15 gola në 13 ndeshje dhe, bashkë me Ciro Immobile të Lazio-s, është golashënuesi më i mirë në Europë.

Më shumë nga Ligue 1