Ligue 1

Monaco refuzon ofertën e Milan për sulmuesin, por “Djalli” nuk dorëzohet

Falcao nuk shitet, të paktën për momentin. Monaco në ditët e kaluara ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh të Milan për Radamel Falcao. Lajmi është bërë i ditur nga “France Football”, sipas së cilës, Fassone, nëpërmjet Jorge Mendes, i ka kërkuar klubit francez kartonin e “Tigre”-s, duke ofruar 30 milionë euro. Pas lamtumirave të Germain dhe Bernanrdo Silva dhe asaj të mundshme të Mbappe, bardhekuqtë nuk duan të heqin dorë nga një tjetër lojtarë i rëndësishëm dhe për këtë arsye i kanë thënë jo “Djallit”, duke theksuar se ish-sulmuesi i Porto-s dhe River Plate nuk është në merkato.

Falcao, pas një periudhe të errët për faj të një dëmtimi serioz të pësuar në gju, është kthyer të buzëqeshë në sezonin e kaluar, duke shënuar 21 gola në 29 ndeshje të luajtura në Ligue 1, të cilëve i duhen shtuar edhe 5 golat e shënuar në 8 ndeshjet e luajtura në Champions League. Në moshën 31 vjeç mbetet një sulmues cilësor, për këtë arsye nuk mund të përjashtohet një tjetër sulm i kuqezinjve në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Ligue 1