Connect with us

Futboll

Monaco rezervon 50 Cent për festën private të titullit

Monaco është pranë fitores së titullit të parë në Francë pas 17 vitesh, dhe duhet të marrë vetëm një pikë ndaj Saint-Etienne të mërkurën në mbrëmje për ta siguruar trofeun matematikisht. Radamel Falcao, Kylian M’Bappe dhe shokë pritet të pritet të bëjnë detyrën ndaj ekipit që ndodhet në vend të tetë, por Monaco që tani është duke menduar për festën dhe ka siguruar shërbimet e artistit të muzikës rap 50 Cent për festën private të titullit të dielën

Monaco është pranë fitores së titullit të parë në Francë pas 17 vitesh, dhe duhet të marrë vetëm një pikë ndaj Saint-Etienne të mërkurën në mbrëmje për ta siguruar trofeun matematikisht. Radamel Falcao, Kylian M’Bappe dhe shokë pritet të pritet të bëjnë detyrën ndaj ekipit që ndodhet në vend të tetë, por Monaco që tani është duke menduar për festën dhe ka siguruar shërbimet e artistit të muzikës rap 50 Cent për festën private të titullit të dielën.

Image result for monaco falcao

Klubi francez e shpalli këtë lajm në faqen zyrtare të Twitter-it, duke thënë: “50 Cent do të na bashkohet për të festuar rezultatet e mrekullueshme që kanë arritur Falcao me shokët e ekipit të dielën në Palace Square në Principatë. Lojtarët dhe stafi i AS Monaco do të jenë të pranishëm të dielën për të marrë pjesë koncertin privat të yllit amerikan.” Ndërsa ne të tjerët jo, dhe duhet të kënaqemi me disa foto dhe video pas koncertit.

Më shumë nga Futboll