Connect with us

Europa League

Monchengladbach bën “mrekullinë”, Gent “shtang” Tottenham…

Borussia Monchengladbach është kualifikuar në mënyrë të pabesueshme për në 1/8-t e finaleve të Europa League, pasi ka fituar 2-4 në fushën e Fiorentinës. Gjermanët e kishin humbur 1-0 ndeshjen e parë dhe Fiorentina po kryesonte 2-0 deri në minutën e 44-t.  Monchengladbach kishte nevojë për katër gola që të vazhdonte më tej dhe mrekullia ndodhi.

Lars Stindl shënoi me penallti në fundin e pjesës së parë dhe më pas u bë protagonist i një përmbysje që do të mbahet mend gjatë në Kupat e Europës, me dy gola të tjerë në 10 minutat e para të pjesës së dytë. Kur u mbush një orë lojë, gjermanët shënuan sërish, 2-4. E pabesueshmja ndodhi gjermanët shkojnë në çerekfinale.

Ndërkohë, Gent ka eliminuar Tottenham pasi ka arritur të barazojë 2-2 në “Wembley”. Ndeshja e parë në Belgjikë ishte mbyllur 1-0. Ashtu si Gent dhe Anderlecht, vazhdon më tej edhe skuadra tjetër nga Belgjika, Genk, që eliminoi rumunët e Astra. Rostov dhe Copenhagen u kualifikuan përkatësisht ndaj Sparta Pragë dhe Ludogorets. Lyon eliminoi Alkmaar me dy fitore, 7-1 mbrëmë dhe 4-1 para një jave.

Më shumë nga Europa League