TECH

Monedha virtuale thyen rekord, tregohet me 5195 dollarë

Monedha virtuale thyen rekord, tregohet me 5195 dollarë

Besojmë se e dini që monedha virtuale më e njohur në botë është Bitcoin, por ndoshta jo lajmin në lidhje me rekordin që ajo ka thyer së fundmi.

Aktualisht Bitcoin tregtohet me 5195 dollarë, kur në fillim të vitit ishte rreth 5-fish më pak. Rekordi i mëparshëm ka qenë 5000 dollarë.

Monedha virtuale tani ka një vlerë katër herë më të lartë sesa ari. Ajo ra nën 3000 dollarë në mesin e shtatorit, kur autoritetet kineze kërkuan ndalimin e të gjithave bursave të këmbimit të monedhave virtuale. Duke përdorur këtë mënyrë pagese, njerëzit mund të shmangin bankat dhe format tradicionale të kryerjes së pagesave dhe të paguajnë në mënyrë direkte.

Sipas “PC World”, bankat dhe institucionet e larta financiare të vendeve të ndryshme të botës kanë treguar skepticizëm. Madje, ato e kanë cilësuar si mjet pastrimi parash.

Me gjithë akuzat dhe pretendimet, askush nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por sot gjërat duken mirë për Bitcoin-in. Presim muajt në vazhdim.

Më shumë nga TECH