Futboll

Monika Kryemadhi tregon pse u mund Partizani 5-0

Politika sërish ka prekur futbollin dhe madje sonte ka ardhur nga kryetarja e një partier. Partizani humbi thellë në Gjirokastër me Luftëtari, por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zbuluar se di gjithçka nga futbolli dhe e di mirë pse humbi ekipi i kuq: Edi Rama e paska luajtur në baste!

Pjesë e emisionit “Të Paekspozuarit” në News24, Kryemadhi tha: “Pse u mund Partizani 5-0? Kujtoni ju se Luftëtari shënon 5 gola? Është pastrim parash, për baste, Edi Rama e ka vendosur. Ai pastron para në Amerikë, Katar etj…”. Një akuzë e rëndë kjo, për më tepër në këto moment, kur Partizanin e drejton vëllai i Kryeministrit.

Më shumë nga Futboll